Turizmi i izoluar po rrezikon falimentimin e bizneseve |Lajme-News

  • 4 years ago
Shqiptarët gjenden të izoluar dhe askush nuk mund të largohet për pushime në një shtet tjetër, ndërsa numri i turistëve të huaj është disa herë më i paktë se një vit më parë. Agjencitë turistike që ofrojnë paketa jashtë Shqipërisë thonë se humbjet janë kolosale. Aktualisht kanë nisur fluturimet me charter vetëm në Turqi.
?Qëndrojnë të hapur për shqiptarët siç thashë: Turqi, Maqedoni dhe Kosovë. Numrat në raport me fluturimet që kanë qenë janë deri në 10 herë më pak?.
Që të mos bllokohet aktiviteti i turizmit, por edhe që të shpëtohet nga falimenti biznesi që ofron shërbime turistike në Shqipëri, ekspertët propozojnë që shteti shqiptar të negociojë me disa vende potenciale që kemi shkëmbim turistik, për të ofruar edhe testimin e shqiptarëve që largohen, ose turistëve të huaj që vijnë këtu.
?Zgjidhje shumë e mirë do të ishte që turistët të paguanin një tarifë, sa është edhe kostoja e tamponit për të bërë testin?.
Mirdaim Axhami thotë se edhe pse ka turistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kontributi i tyre në ekonomi është i ulët pasi nuk klasifikohen si turistë që shpenzojnë shumë.
Mirdaim Axhami: Mungesa e turistëve nga shtete të tjera, me potencial më të lartë ekonomik sjell një tkurrje shumë më të madhe të shpenzimeve të turistëve?.
Besnik Vathi: Leje nga qeveria polake dhe vazhdojnë fluturimet, chartera nga Ukraina dhe Bjelllorusia. Bëhet fjalë që po realizohet, apo nuk po realizohet 20% e atyre fluturimeve që kanë qenë gjatë këtij muaji.
Për periudhën Qershor-Gusht 2019, 3.3 milion vizitorë hynë në Shqipëri nga vendet e tjera me qëllim pushimet, 54% e të cilëve ishin shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended