110 pacinte ne spitalet Covid. Publikohen pamjet e situates se rende ne infektiv - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijon të rëndohet situata në dy spitalet e COVID në vendin tonë, kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.Këto janë pamjet e shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë që tregon situatën e agravuar brenda infektivit. Siç duket, është thuajse i mbushur dhe pacientët që po trajtohen paraqiten në gjendje të rënduar shëndetësore, sidomos ata në trajtimin intensiv dhe ato të intubuar. Sipas burimeve për Vizion Plus, mësohet se janë rreth 110 pacientë të shtruar në dy këto spitale. Rreth 80 pacientë janë ne Infektiv, ndërsa 30 të tjerë po trajtohen në COVID-2 tek Sanatoriumi.Kjo video është shpërndarë në një formë sensibilizimi për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.Bluzat e bardha shprehen se edhe në ditët në vijim pritet i njëjti trend rritës i të infektuarve. Rastet e reja, sidomos ditët e fundit kanë prekur edhe moshat e mesme dhe ato të reja.

Recommended