Hashim Thaci kthehet pas pyetjes ne Hage | Lajme - News

  • 4 years ago
Presidenti Hashim Thaçi u kthye në Kosovë pas 4 ditësh të gjata të marrjes në pyetje në Gjykatën Speciale të Hagës.

?Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 17:00. Ai u nis menjëherë drejt Kosovës pa u prononcuar për medias rreth deklaratave të tij në Gjykatën Speciale të Hagës?.

Reagimin e vetëm e bëri në rrjetet sociale, ku shkroi se mbrëmjen e së shtunës do të flasë gjerësisht për 4 ditët e pyetjeve në Gjykatën Speciale dhe akuzat e ngritura. Ai përsëriti se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Këtë qëndrim Thaçi e theksoi edhe në dyert e Gjykatës Speciale në nisje dhe në përfundim të marrjes në pyetje.

Thaçi nuk ka dhënë detaje për temat konkrete për të cilat ka dhënë shpjegime, por konfirmoi se nuk ishte pyetur asnjëherë për historinë e Shtëpisë së Verdhë të trafikut të organeve, apo për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Ndaj tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, prokurori special ka ngritur akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit për mbi 100 vrasje të kryera gjatë dhe pas luftës.

Për akuzat tashmë i takon gjykatësit të vendosë. Ai ka afat deri në 24 Tetor të vendosë hapjen e një procesi gjyqësor apo për refuzimin e akuzave. Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen si president, nëse gjykatësit do të hapin çështje ndaj tij.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended