PD: Do e shfuqizojme amnistine me efekt prapaveprues |Lajme-News

  • 4 years ago
Partia Demokratike paralajmëron se pas ardhjes në pushtet do të shfuqizojë ligjin për amnistinë fiskale me efekt prapaveprues.
Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se nisma e qeverisë i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.
?Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse Kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj?.
Sipas demokratëve drafti i qeverisë godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.
?Projekti i Kryeministrit në ikje për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre?.
Selia blu e fton Kryeministrin Rama ta tërheqë menjëherë projektligjin, pasi sipas saj kjo nismë po e thellon kursin e përplasjes me partnerët strategjikë, SHBA dhe Bashkimin Europian.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended