Komisioneri per zgjerimin: Zbatoni marreveshjen e 5 Qershorit
  • 4 years ago
Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerimin, Ana Pisonero, u deklarua sot në një linjë me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje kundër ndryshimeve kushtetuese qe ndalojnë koalicionet parazgjedhore dhe kërkojnë për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor.

?BE e ka mirëpritur marrëveshjen që u arrit më 5 Qershor. Është esenciale që reforma e re zgjedhore të miratohet sa më shpejt nga parlamenti brenda sesionit aktual. Kjo do të mundësonte implementimin më të lehtë të ndryshimeve të reja. Miratimi i kësaj marrëveshjeje do t?i sillte Shqipërisë një proces zgjedhor vitin e ardhshëm me integritet më të madh dhe me standardet e transparencës bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo duhet të përfshijë edhe depolitizimin gradual të administratës zgjedhore. Reforma e re elektorale është kusht thelbësor i Këshillit Europian në muajin Mars për të hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë. Ne nënvizojmë se iniciativa e ndërmarrë për ndryshime kushtetuese shkon përtej rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it. Sipas Komisionit të Venecias dhe këtyre rekomandimeve, ndryshimet kushtetuese nuk diskutohen një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe kërkojnë konsensusin e duhur politik?.

Parlamenti është futur në një rreth vicioz tashmë, pasi opozita parlamentare që i aprovoi këto ndryshime në Komisionin e Ligjeve, ka ndryshuar qëndrim pas këtyre reagimeve, ndërsa kryeministri Rama, ashtu siç kishte deklaruar pas negociatave që u zhvilluan në rezidencën e ambasadores amerikane në fillim të Qershorit, deklaron se nuk do të zhvillohen më bisedime në zyra të huajsh.

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended