Meta: Ndryshimet kushtetuese nuk mund te behen, do t’i frenoj

  • 4 years ago
Në një deklaratë para mediave këtë të enjte, kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe të dakordësuara nga mazhoranca, lista të hapura dhe jo koalicione parazgjedhore, e kanë të pamundur për t?u realizuar pasi bien ndesh me Kushtetutën.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në kohë kur vendi shpall gjendje të jashtëzakonshme.

?Presidenti i Republikës çmon se Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit dhe nuk mund të trajtohet si dokument më pa vlerë që mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë diskutim gjithëpërfshirës, për arritjen e objektivave të ngushta politike të momentit të një force apo individëve të caktuar.

Një sjelle e tillë e njëanshme, thellon edhe më tej jo vetëm konfliktin politik në vend, por edhe atë institucional.

Si garant i kushtetutës dhe uniteti i popullit, u bëj thirrje të gjithëve për përgjegjshmëri dhe reflektim dhe njëkohësisht siguroj qytetarët që do të ushtroj të gjithë përgjegjësitë e mia kushtetuese për të frenuar, paralizuar dhe zhvlerësuar një veprim të paprecedent në tre dekada pluralizëm.

Një akt i tillë i njëanshëm nuk do të njihet nga Presidenca?, u shpreh Meta. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended