Tronditet Shkodra, qellohet per vdekje Kolonel Arben Zylyftari (2 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Krimi ka goditur sot më ashpër se gjatë këtyre 10 viteve në Shqipëri. Kolonel Arben Zylyftari, drejtori i Drejtorisë së Prefekturës së Shkodrës, është vrarë sot me një plumb në kokë në lagjen Udhakryq në periferi të qytetit. Forcat e antikrimit të Shkodrës kanë qenë në ndjekje të Armir Tafilit i cili kishte plagosur paraditen e sotme një shtetas. Ai ka shkuar të strehohet në shtëpi ku fshihet dhe babai i tij Bajri Tafili, person në kërkim për dy vrasje.
Në momentin që Bajriu ka tentuar të largohet nga familja e fqinjit është diktuar nga Policia. Pas kësaj ai ka qëlluar mbi ta duke lënë të vdekur me një plumb në kokë Kolonel Zylyftarin. Vetë Kryeministri Ilir Meta dhe ministi i Rendit Spartak Poçi kanë qenë prezent në drejtorinë e Prefekturës së Policisë Shkodër për të zhvilluar një analizë urgjente pas ngjarjes që kishte të bënte me vrasjen e Arben Zylyftarit.
Pas analizës së menjëhershme trupi i pajetë i Zylyftarit është përcjellë me nderime nga komisariati dhe qyteti ku ai shërbeu për tre muaj dhe u soll sonte me helikopter në Tiranë. Deri në emërimin zyrtar të drejtorit të ri, kryeministri dhe ministri i Rendit komanduan sonte në këtë detyrë drejtorin aktual të policisë së Tiranës Kolonel Bilbil Mema.
Ai ka zhvilluar menjëherë mbledhjen e parë me efektivat e policisë dhe për Televizionin Klan u shpreh:
"Është një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në historinë e policisë shqiptare. Situata është e qetë në Shkodër, nuk ka probleme të tjera. Ky është një episod i shkëputur, një operacion i shkëputur. Autori i vrasjes është vrarë ndërsa djali i tij është kapur i cili dhe ai ka gjuajtur kundër drejtorit."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended