Supë me mish të grirë perime dhe kos Përbërësit: 200 gr mish të grirë 1 qepë 1 kungull 1 karrotë 2 lugë gjelle miell 1 gotë kos 1 vezë majdanoz nenexhik kripë dhe piper të zi Përgatitja: Qepën të grirë imët e kaurdisim me 1 lugë gjelle gjalp, dhe mishin e grirë dhe e kaurdisim deri sat ë zverdhet. Shtojmë erzat, kripë, karrotë, kungull në kubikë të vegjël, 1 litër ujë dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një tas rrahim vezën, pak miell, si dhe kosin I përziejmë deri sa të na bëhët një masë kremoze. Shtojmë një gotë ujë të ftohtë tek supa shtojmë kosin me vezë dhe lëmë deri sat ë marrë një valë duke e përzjerë lehtë ngadalë. Në fund shkrijmë pak gjalp, 1 lugë kafe piper të kuq. Servirim supën duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalp.