Tartë e mbushur me perime Përbërësit: 200 gr miell 3 vezë dhe 3 lugë gjelle vaj 170 gr kos 1/2 gotë qumësht 1 pako pluhur pjekës Mbushja 1 qepë 1 kungull i njomë 2 karrota kripë dhe piper vaj ulliri susam për spërkatje Përgatitja: Në një tas rrahim vezët, vaj, kos, kripë dhe qumësht i përziejmë mirë se të na formohet një masë homogjene. Shtojmë pak nga pak miellin deri sa të na formohet një brumë që derdhet lehtë nga luga ( I butë) grijmë perimet në rende i vendosim në një tas, kripë, piper të zi, 2 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë mirë. Shtojmë në një tepsi një letër pjekje shtrojmë gjysmën e brumit si bazë mbi bazë vendosim perimet e grira I nivelojmë sipërfaqen dhe e lyejmë brumin e mbetur. Nivelojmë sipërfaqen dhe e lyejmë v, spërkatim me susam. E vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta.