Drejt perfundimit ByPassi i Tepelenes |Lajme-News
  • 4 years ago
Pas 2 vjetësh punime, By Pass-i i Tepelenës me gjatësi 2.35 kilometra është gati për t'u hapur për qarkullimin e automjeteve. Ministrja e Infrastrukturës, gjatë inspektimit të Kryeministrit, bëri të ditur se për herë të parë është përdorur një teknikë e re, ku një nga korsitë është gjitha e ndërtuar me pilota, që janë vendosur në anët e lumit Vjosë.
Investimi që kap vlerën e 2.9 miliardë lekëve, përfshin dhe ndërhyrjen në skarpatet e Kalasë së Ali Pashës, zgjerimin e urës së vjetër me harqe, por dhe gjelbërimin e ndërtimin e një pedonaleje për këmbësorët, paralele me rrugën e makinave.
?Ky është një monumet kulture i kategorisë së parë dhe ne nuk do të lëmë asnjeri, por do t?iu sistemojmë, do të bëjmë një projekt preçiz edhe për shtëpitë ekzistuese që nuk do preken, që të kthehen në shtëpi kalaje?.
Për këtë vepër të ndërtuar me të ardhurat e buxhetit të shtetit, Kryebashkiaku i Tepelenës ia njeh meritat personalisht Kryeministrit Rama.
?Kryetar Bashkie ka patur shumë më të mirë nga unë, do vijnë dhe shumë më të mirë nga unë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet gjithë këto vepra. Fshati që duket themi ne nuk do kallaus?.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended