Filipçe: Moskujdesi i qytetarëve mund të rikthejë izolimin

  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve, nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë, ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri, ka të bëjë me mosrespektimin e masave.