Denimet ne ekipin e Tiranes, largohet trajneri Muça - (13 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ka vazhduar edhe sot furia e presidentit të Tiranës, El Saied, pas dështimit në Kupën e Kampioneve. Katër lojtarë nuk do të udhëtojnë me skuadrën në Moldavi për ndeshjen e kthimit. Mbrojtësit Nevil Dede dhe Alban Tafaj, portieri Bledi Nallbani dhe mesfushori Ardian Mema.

Arsyeja e këtij vendimi drastik sipas deklaratës së bërë nuk ka qenë ndeshja, por sjellja e tyre gjatë fazës përgatitore në Strugë, ku kanë pasur me vete pjesëtar të familjeve. Ndonëse arsyeja nuk duket shumë bindëse, gjithsesi ky është rasti i parë që merren masa kaq të rrepta për një skuadër shqiptare.

Trajneri Muça ndryshe nga dje nuk do të qëndroj në skuadër as për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme në Kishiniev. Vendin e tij do ta zërë sekretari i klubit Sulejman Mema, deri ditën e ardhjes së trajnerit tashmë të përcaktuar nga Rumania. Mema rikthehet në stolin e bardhë e bluve, në të njëjtën mënyrë si një vit më parë nga karrigia e sekretarit. Pas dhënies së këtyre dënimeve, mundësia e një rezultati pozitiv në ndeshjen e dytë për kampionët tanë shkon në minimumin e mundshëm./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended