Kartat jeshile INSIG per sigurimin e cdo shqiptari jashte vendi (19 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Pronarë të mjeteve motorikë, nëse duan të lëvizin jashtë shtetit me mjetin e tyre, me anë të një karte jeshile e kanë mundësinë të lëvizin të siguruar kudo edhe jashtë Shqipërisë. Prej disa vitesh INSIG-u shqiptar bën pjesë në një marrëveshje të fshehtë të byrosë të Gjenevës, së bashku me 42 vende të tjera. Falë këtij partneriteti, personat që pajisen me kartën jeshile, nëse pësojnë aksident me mjetet e tyre dhe jashtë Shqipërisë, INSIG dëmshpërblen palën e aksidentuar në dëmin material dhe shëndetësor.
Irena Bejo, kryetare e zyrës përkatëse pranë INSIG-ut sqaron mbi mundësinë e përdorimit të kësaj karte nga pronarët e automjeteve.
"Në rastet e tilla kur motorristët shqiptarë përfshihen në aksidente në vendet e tjera dhe gjenden fajtorë atje, kjo certifikatë ndërkombëtare e sigurimit mbulon të gjitha dëmet materiale dhe shëndetësore që i shkaktohet palës së tretë. Certifikata e sigurimit merret në të gjithë degët e INSIG-ut dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended