Kenge me motive arabe, ja perse u mbulua Ciljeta dhe Marsi ne klip - Rudina

  • 4 years ago
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka tërhequr vëmendjen e publikut me këngën më të re të titulluar ?M?ke harru?, në bashkëpunim me repisten e re Marsi Gjini. Të ftuara tek ?Rudina?, këngëtaret folën më shumë rreth mbulimit me shami në klipin e tyre më të fundit.

Çiljeta Xhilaga: Jam shumë ndryshe unë këtë herë, si në videoklip, në stil i jam përshtatur pak edhe këngës, në stilin arab. Se e di që njerëzit do t?a interpretojnë ?po kjo tashi u mbulua?, por nuk ka lidhje fare me këtë pjesë. Kënga është pak stil arab.

Rudina Magjistari: Po pse këtë lloj gjinie?

Marsi Gjini: Është 'loop' arabe të cilën e ka marrë producenti im dhe e ka punuar nga zero.

Më tej Çiljeta ka treguar se kishte dy vite që e ëndërronte të dilte e mbuluar me shami në videoklip.

Rudina Magjistari: Po cili është mesazhi i videoklipit dhe pse? I rikthehem edhe njëherë se sa më shumë shikojmë imazhet edhe xhirimet në backstage, pavarësisht se ato nuk janë mbulime, por gjithsesi është luajtur me atë ide.

Çiljeta Xhilaga: Kënga kishte nuanca Arabie brenda dhe unë kisha rreth dy vjet që e kisha ëndërr të dilja njëherë në klip me atë lloj versioni. Jemi frymëzuar nëpër Instagram, e duke parë variante Arabie me atë gjënë në fytyrë. Kështu që e solla në një variant pak modern duke iu përshtatur këngës, se po mos të kishte lidhje kënga, as unë nuk do të isha përshtatur./tvklan.al
#CiljetaXhilaga #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended