Reforma Zgjedhore e funksionaliteti i Gjykatave, esenciale për hapat e Anëtarësimit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i RFGJ në Tiranë, Peter Zingraf për DW: Presidenca gjermane e BE do të mbështesë Shqipërinë dhe rajonin në rimëkëmbjen nga kriza Corona dhe do t?i japë shtysa të reja perspektivës së tyre europiane.DW: Z. Ambasador, Gjermania ka nisur në fillim të këtij muaji Presidencën gjashtë mujore të Këshillit të Bashkimit Europina, (BE) nën moton ?Së bashku për rimëkëmbjen e Europës?, të përqendruar në kapërcimin e krizës së pandemisë Corona. A mund të paraqisni, ju lutem, sesi do t?i adresojë Gjermania sfidat që nxjerr përballimi i kësaj krize, brenda dhe përtej BE?Peter Zingraf: Në këtë krizë, ne, në Evropë duhet të gjejmë bashkërisht zgjidhjet dhe të nxjerrim përfundimet e duhura, në mënyrë të tillë që kontinenti ynë të marrë veten pas shok-ut të virusit. Menaxhimi i krizës përfshin stabilizimin e mëtejshëm shëndetësor, koordinimin e strategjisë së daljes, rimëkëmbjen ekonomike dhe konsolidimin e kohezionit social. Në këtë kontekst BE është në krah edhe të vendeve në rajone përtej kufijve të tij.DW: Konkretisht për Shqipërinë?Peter Zingraf: Një BE i fortë është në interes të Shqipërisë. BE dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur muajt e fundit në një masë të konsiderueshme Shqipërinë përmes dërgimit të pajisjeve mbrojtëse dhe teknikës mjekësore, por edhe përmes ndihmës që u është dhënë grupeve të disavantazhuara sociale - kam qenë personalisht i pranishëm në aktivitete të tilla ndihme në Tiranë dhe në Shkodër. Por më lejoni të them shkurtimisht edhe që ne - nuk ka rëndësi në cilin vend jemi - mund t?ia dalim në frenimin e virusit vetëm nëse kontribuojmë të gjithë për këtë qëllim. Për fat të keq në qendrat e qyteteve dhe ato turistike në vend konstatoj shpesh që rregullat bazë të distancimit dhe të mbrojtjes nuk respektohen.

Recommended