Rilindja e Kombinatit/ Rama: Transformime rrënjësore pas dëmeve nga tërmeti - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plani i Rindërtimit do ta shndërrojë jo vetëm në një qendër të re ekonomike, sociale dhe kulturore por do t?i ndryshojë edhe emrin.
Nga Kombinat do të quhet Kombinart.
Transformimi i kësaj zone, njëra prej të dëmtuarave nga tërmeti në Tiranë, përfshin fillimisht strehimin e 8500 banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan dhe deri në 2030 rritjen e popullsisë me 20 mijë.
Kombinati që synon të zhvillojë Rilindja i prezantuar në formatin tre dimensional do të funksionojë me pesë sheshe dhe në vëmendje do të ketë jetën kulturore, hapësirat për fëmijët dhe mjediset e dedikuara për artizanët.
Pa u ndalur konkretisht në rindërtimin e kombinatit, kryeministri Edi Rama, foli për nisjen e shtëpive individuale brenda pak ditësh në disa prej bashkive të prekura nga goditja sizmike.
Për kreun e qeverisë është çasti për t?i transformuar këto zona dhe për t?i kthyer ato në pikëtakimi për turizmin, me objektiv kryesor strehimin e të gjithë atyre që sot jetojnë në çadra apo me qira.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Projekti i Kombinatit tregon shumë për atë që ne duan të bëjmë.
I jam falënderues Markos dhe Stefano Boerit, apo edhe Mario Kuçinelës për projektin e Spitallës, projekte masive edhe për qytete të mëdha të Europës.
Janë ndërhyrje realisht masive dhe shumë të ndërlikuara që na japin mundësi të akomodojmë njerëzit që janë pa shtëpi, institucionet e dëmtuara që faktikisht janë një numër jo i vogël, si dhe të krijojmë një infrastrukturë të re?Akuzave se qeveria e tij përveç projekteve ndërtuese në 3D, nuk i konkretizon ato në terren, kreu i qeverisë iu përgjigj duke akuzuar paraardhësit për mospërfundim të asnjë projekti në infrastrukturë.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended