Ulje drastike e rasteve te reja | Lajme-News

  • 4 years ago
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 78 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima. Pas shumë kohësh është hera e parë që shifrat bien nën 100. Lajmi i mirë është edhe shifra prej 172 të shëruarve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë një konference për media theksoi se parashikimet e autoriteteve botërore të shëndetësisë, se koronavirusi do të zhduket gjatë verës, nuk u realizuan.

?Duhet të shohim nëse numri i sotëm i të prekurve është trend apo ulje e përkohshme. Konfirmohet edhe një herë se virusi është këtu dhe do të mbetet gjatë kohë, kurse ne duhet të jemi të përgatitur. Sipas analizave mbeten supozimet se në vjeshtë virusi do të përhapet më fuqishëm. Konsultohemi me qendrat mjekësore të vendit për përgatitje gjatë periudhës së vjeshtës?.

Koronavirusi ka anuluar edhe seancën gjyqësore për rastin ?Monstra?. Prokurori i lëndës, Gavril Bubevski ka rezultuar pozitiv me COVID-10, kurse Prokurorja Fatime Fetai është izoluar për 14 ditë për shkak të kontakteve me të. Lënda ?Monstra? ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më Prill të vitit 2012 tek Liqeni i Smillkovës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended