Prova kunder te tmerrshmit te Elbasanit |Lajme-News

  • 4 years ago
Jo vetëm dëshmia e të penduarit të drejtësisë Klevis Alla, por edhe provat shkencore të siguruara nga grupi hetimor e bëjnë Talo Çelën, person përgjegjës për vrasjen e 2 vëllezërve Haxhia.

Burimet bëjnë të ditur se në makinën që dyshohet se u përdor në atentat, janë gjetur gjurmë të të riut nga Elbasani.

Provë tjetër që e implikon atë, janë gjurmët e gjetura në një nga armët e zjarrit që u gjeten pak pas ngjarjes në një kanal mes Shkozetit dhe Nishtullës. Atë kohë policia sekuestroi 12 aparate celularë.

Nga analizimi i qelizave telefonike dhe nga zbërthimi i telefonatave të bëra në atë zonë rezulton të këtë pasur shkëmbime informacionesh mes Talo Çelës dhe bashkëpunëtorëve te tjerë.

Një tjetër person që del nga hetimet e deritanishme është edhe Nuredin Dumani. Prokuroria ka dyshime të arsyeshme që ai ka bashkëpunuar me Çelën, por nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë. Një nga pistat e hetimit është ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 Prill 2019. Por kjo nuk është e vetmja e Policisë dhe Prokurorisë.

Vëllezërit Haxhia duket të kenë pasur lidhje të mëhershme me grupet kriminale që operojnë në Durrës dhe Elbasan. Pistat e hetimit janë shtrirë në fusha më të gjera, ndaj çështja pritet të kalojë nga Prokuroria e Durrësit në atë të SPAK.

Zbardhja e kësaj ngjarjeje pritet të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend gjatë këtij viti, përfshirë edhe atë të rrëmbimit të Jan Prengës. Vija kriminale Vlorë- Elbasan- Durrës, vetëm sa është rizgjuar. Grupet hetimore dhe prokuroritë po i bashkëngjisin këto ngjarje me njëra tjetrën, për të gjetur atë që dyshojnë, pikë të përbashkët.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/