Turistet braktisin kalane e Beratit |Lajme-News
  • 4 years ago
Kalaja e Beratit po kalon ditët më të vështira të turizmit. Në zonën muzeale, të huajt nuk shihen prej muajsh, ndërsa vendasit numërohen me gishtat e dorës.
?Kalaja e Beratit prej disa muajsh nuk ka turistë dhe mungesa e tyre ka futur në krizë financiare familjet që nxjerrin të ardhura ekonomike nga shitja e suvenirëve?.
Dyqanet e suvenirëve të vetmet kërkesa që kanë, u vijnë nga vendasit.
Vetëm një shishe ujë ka shitur Engjëlli përpara një jave, ndërsa për glikotë e tij të rralla, askush nuk pyet. Prodhimet janë drejt skadimit nga mungesa e kërkesës.
Artizanët që shiheshin nëpër rrugët e kalldrëmit nuk janë më. Ata kanë lënë punën përfundimisht, sepse nuk ka blerës. I vetmi që ka mbetur është Spiro, i cili ka 30 vjet që punon drurin për qëllime biznesi dhe prej 6 muajsh nuk ka shitur asgjë.
Nëpër restorante e kafenë ka gjithnjë e më pak njerëz, duke rritur nivelin e stresit për pronarët e tyre.
Këto janë ditët më të vështira për turizmin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, rruga kryesore që të çon në kalanë e Beratit është e bllokuar për shkak të punimeve për zgjerimin e saj. Alternativa tjetër është rruga e kalldrëmit të cilën duhet ta marrësh në këmbë këto ditë të nxehta Korriku.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended