Zone e Lire - Lulzim Basha: Si do te hapet Partia Demokratike

  • 4 years ago
Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan, foli për hapjen e Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Analisti Arjan Curri komentoi përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë nga kjo parti, një proces që sipas tij ngre disa pikëpyetje.
Sipas udhëzimit, Partia Demokratike mban si përparësi të saj 20% të përzgjedhjes së kandidatëve, ata që duan të marrin nga bota akademike.
Curri pyeti Bashën se cilin 20% zgjedh kryesia e partisë dhe ku qëndron kjo përqindje; në fillim në mes, apo në fund të listës? Për ta bërë më konkrete, Curri solli një shembull se si përzgjedhja e kandidatëve qëndron sërish në dorë të kryesisë së partisë.
?Në Elbasan përzgjidhen 14 kandidatë, 20% i 14 në Elbasan është 3 vende, po vetëm 3 do fitojnë në fund. Ku qëndron këtu hapja e PD-së? Në cilën fashë do të jetë 20% në fillim në mes apo në fund? Pasi përzgjedh kandidatët kush e vë radhitjen?, pyeti Curri.
Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se kjo lloj përzgjedhje brenda Partisë Demokratike është një risi që po ndodh në vendin tonë dhe se kandidatët kalojnë një sërë fazash.
?Kjo është një risi, nuk ka ndodhur as në Shqipëri, as në Ballkan. Ne kemi marrë disa modele. Me Komunitetin e Sanksionit të Mandateve ne synojmë të krijojmë një grup me njerëz me përvojë politike. Kandidatët plotësojnë një formular që është goxha voluminoz. Plotësimi i formularëve i hap rrugë një procesi tjetër. Ata që mendojnë që e plotësojnë këtë kriter ia çojnë prapë anëtarësisë, e cila i rankon duke vendosur se kush përmbush më shumë kushtet?, tha Lulzim Basha.


#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArianÇani.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended