Njerezit qe i kane kthyer bunkeret ne shtepi banimi - (10 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këta janë bunkerët anti bërthamorë të braktisur nga ushtria gjatë trazirave të vitit 1997, të cilët që nga ajo kohë janë kthyer në strehë banimi për rreth 500 banorë të ardhur kryesisht nga veriu. Njerëzit e shtëpive bunker nuk e kanë shqetësuar bashkinë, as qeverinë, ata vetë kanë ndarë në pjesë sipërfaqen e vendstrehimit për vete dhe për kafshët shtëpiake.

?Kam ardhur nga Kukësi. Halli më solli këtu, nuk kisha ku të banoja edhe unë edhe çunat. Këtu erdhëm si për më mirë?.

Janë mbi 24 tunele anti bërthamorë në kodrat mbi fshatin Shkozë të Tiranës. Dielli e ka të vështirë të hyjë në brendësi të shtëpive bunker, pasi ato janë ndërtuar vetëm me një hyrje, andej nga perëndon dielli.

Këtyre njerëzve vërtet ju mungon rruga për makina, uji i pijshëm dhe energjia elektrike, por jo dëshira për të ndërtuar një jetë të re./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended