Stop - Lac/I shembin lokalin me dokumentacion te rregullt e nuk i japin shpjegime! (1 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj

Problematika e rradhës na con në Lac, për lokalin e shtetasit Vid Prenga, i cili thotë, se disponon të gjitha dokumentet për lokalin. Për zonën, ku ndodhet objekti i tij, është menduar të zhvillohet projekti për përballimin e pasojave të tërmetit. Fillimisht Vidit i është thënë, se lokali i tij nuk përfshihet në projekt. Por gjërat ndryshuan. Vid Prenga tregon, se prej vitit 2005 e ka lokalin afër komisariatit të policisë së Kurbinit. Kryetarja e Bashkisë i ka thënë, se nuk ka nevojë për dokumentacionin e tij, pasi lokali nuk do të shembet, në qoftë se nuk shembet godina e policisë. Por pas disa kohësh i shkon Enti i Banesave, për t?i dorëzuar letrën e emrave, që përfshiheshin në projekt, ku të gjithë emrat ishin me kompjuter, ndërsa emri i Vidit me shkrim dore. Në këto kushte shkoi sërish në Bashki dhe Kryetarja i tha, se nuk do të lejojë kafe afër Bashkisë. Vidi firmosi kontratën e shkëmbimit, por aty nuk përfshihej as bonus, as asistencë, ndërkohë që problemi i vërtetë është se iu tha, se lokali do të shembej për parkim për policinë. Edhe pse i thanë, se nuk do të ketë kafe afër bashkisë, një tjetër lokal ndodhet më afër se i Vidit me policinë dhe bashkinë.Nënkryetarja e bashkisë, Iris Menga, thotë, se ky institucion nuk e ka projektin, por vetëm planin e detyrueshëm vendor, ndërsa projekti vjen nga Turqia. Po kështu Enti Kombtar i Banesave na kthen përgjigje, se nuk jep detaje për projektin,por qytetari do marrë atë, për të cilën ka firmosur.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended