Njollat kafe në fytyrë, ja cilët janë faktorët e riskut

  • 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar dermatologia Florida Canaj, e cila foli për një gjendje shëndetësore që sipas studimeve ka prekur mbi 5 milionë persona. Bëhët fjalë për melasmën, e cila është konsideruar historikisht si sëmundje që prek më shumë femrat, në periudhën e nryshimeve hormonale. Sot, ajo shikohet si një gjendje më e komplikuar se aq. Teoritë aktuale sygjerojnë disa faktorë si hormonet, ekspozimi në diell por edhe gjenetikën si influencuesit kryesorë në këto crregullime që ndodhin në lëkurë.
?? Doja të përmendja faktorët e rriskut të melasmës, e kemi parë gjithmonë si një problem dermakozmetikë por shumë dermatolog sot në të gjithë botën, e shikojnë edhe si sëmundje të lëkurës, sepse fshihen prapa shumë faktorë, si ekspozimi pa kriter në rrzet e dëmshme të diellit. Sot është faktuar se një faktor shumë I rëndësihëm në krijimin e këtyre njollave kafe që krijohen , të cilat preferencat kryesore I kanë në fytyrë, në pjesën e ballit, vijnë si faktorë hormonal shprehet dermatologe Florida Canaj.

Recommended