Droga e fshehur ne Butik, arrestohen tre persona - (2 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Tre persona janë ndaluar mbrëmë nga policia, të gjetur në flagrancë me 69 kilogramë lëndë narkotike. Arben dhe Rajmonda Shena kishin në dyqanin e tyre gjithë këtë sasi droge të shtetasit Xhevdet Metali Çelik nga Turqia. Kjo sasi droge me hashash vinte nga Turqia për t?u transportuar më pas jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Antidrogës, e cila kishte informacione ka kontrolluar dje vonë butik Sonila, në rrugën ?Perlat Rexhepi?. Kjo sasi sapo kishte mbërritur nga Turqia nga Xhevdet Metali Çelik dhe e paketuar ishte fshehur në dyqanin e rrobave të çiftit Shena. Policia ka bërë ndalimin e tre shtetasve, çiftit shqiptar dhe personit nga Turqia, mbi të cilët tani rëndon akuza trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë janë ende në kërkim edhe persona të tjerë, apo lidhje të tjera të këtij trafiku droge, e cila vinte nga Turqia dhe ishte e destinuar të kalonte po jashtë kufijve të Shqipërisë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended