163 raste të reja me Covid-19, mbi 70 në Shkup
  • 4 years ago
Në spitalin e montuar pranë Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient të shtrirë. Sot atje kishte një numër të madh punonjësish në terrenin jashtë spitalit. Burime të Televizionit Alsat thonë se pacientët janë transferuar nga ky spital në atë të Kozles, për shkak se nuk ka sistem të centralizuar të oksigjenit. Ministri i Shëndetësisë konfirmon se në këtë spital nuk ka asnjë pacient, por thekson se kjo është për shkak se fillimisht duhet të plotësohen kapacitet të Klinikën Infektive. Sipas tij, numri i pacientëve të shëruar gjatë ditëve të fundit, ka bërë që në spitalet në vend të ketë kapacitet për më shumë pacientë.




Praktikisht çdo ditë analizohet dhe bëhet shpërndarje e pacientëve në përputhje me numrin e të shtruarve, gjatë këtyre ditëve ka pasur numër të konsiderueshëm që janë shëruar dhe janë liruar disa kapacitete. Tani jemi duke shqyrtuar që në mënyrë më të shpejtë të mundshme të sillet sistem për gazra mjekësore.  Deri tani atje janë bobolat e oksigjenit dhe sapo të gjejmë mënyrën, do të sigurojmë një periudhë 4-5 ditë, siç na thanë se nevojiten për të instaluar këtë sistem- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive ka rreth 80 shtretër të lirë, por burimet e televizionit Alsat thonë se kjo shifër është për disa herë më e vogël.  Nga  ky dikaster informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me virusin korona, nga të cilat numër dyshifrorë ka në  Shkup 70, 25 në Tetovë, 14 në Shtip, 11 në Gostivar. 40 Pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, ndërsa tre të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën. Në vendin tonë janë 3284 raste aktive me virus korona.

Përgatiti: Evi Shkopi
Recommended