SHBA: Takimi do mbahet.BE: Besojme te gjykata |Lajme-News

  • 4 years ago
Takimi i së shtunës në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet edhe pas tërheqjes së Thaçit. Këtë e konfirmoi, Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump.
Ai thotë se e respekton vendimin e Thaçit për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës do të drejtohet nga Kryeministri Avdullah Hoti.
Ndërsa Bashkimi Evropian reagoi me anë të një deklarate të zëdhënësit, Peter Stano, i cili i pyetur nga mediat thotë se Brukseli është "mbështetës i fortë i punës" së Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë "dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit", i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.
BE thotë se nuk komenton procedurat e Gjykatës Speciale, e cila duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje. Edhe në Tiranë ka pasur reagime të shumta.
Presidenti Ilir Meta thotë se ne besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Sipas Metës edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Kryeministri Rama shprehet se e ka pritur me indinjatë kur ka parë listën e Tribunalit Special dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Rama thotë se është dhe do të jetë deri në fund në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit.
Një reagim ka bërë edhe kreu i opozitës Basha që shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut.
?Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z. Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Washingtonit?, thotë Berisha.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended