Takimi ne Uashington nuk do ndodhe, Fevziu lexon deklaraten e Lutfi Hazirit

  • 4 years ago
Gjatë emisionit të mbrëmjes së kësaj të mërkure, teksa debati është përqendruar në zhvillimet e fundit në Kosovë, Blendi Fevziu në ?Opinion? tha se nuk do të ketë një takim në Shtëpinë e Bardhe as me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Duke cituar deklaratën e dhënë në një tjetër media të Lufti Hazirit, Fevziu tha se nënkryetari i LDK ka bërë me dije se për shkak se delegacioni i Kosovës pas anulimit të Hashim Thaçit nuk është më i plotë, atëherë takimi nuk do të zhvillohet.
Më herët Thaçi njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin që do të mbahej të shtunën Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Serbinë, pasi Gjykata Speciale njoftoi ngritjen e akuzave ndaj Presidentit.
Ai akuzohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje e tortura.
Bashkë me të, edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Janë të parët ndaj të cilët ngrihen akuza nga kjo gjykatë. Në një njoftim të saj thuhet se dyshohet që ata janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje, shqiptarë, serbë, romë të Kosovës e kundërshtarë politikë.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended