Rudina - Dasmat e para post-karantine! (24 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #ArisaBidajSinanaj #LiviaQose

Në këtë pjesë të parë të programit do të flasim për martesat post karantina dhe do të kemi dy nuse të sapomartuara. Dasmat në këto kohe pandemie kanë ndjekur një ritual krejtësisht tjetër organizimi. Si mbajtja e distiancës por dhe nga numri i të ftuarve. Ne sot do kemi pikërisht dy nuse të cilat janë celebruar njëra me 19 qershor dhe tjetra me 20 qershor.

Do mirëpresim në studio mjeken estetiste, Arisa Bidaj Sinanaj, ndërkohë kemi në lidhje skype nga Bodrum i Turqise Livia Qose, mjeke e përgjithshme.

Arisa Bidaj Sinanaj, ka bërë celebrimin e martesës me Bjorn Sinanaj me datë 19 qershor. Celebrimi u bë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në celebrimin e Arisës u morën të gjitha masat kundër Covid-19. Ku të ftuarve në hyrje iu mat temperatura, dezinfektuan duart. Karriget gjatë celebrimti ishin me 2 metra distancë me njëra tjetrën. Numri i të ftuarve ishte i limituar, ku ka pasur 50 të ftuar.

Cifit Sinanaj ka zhvilluar vetëm celebrimin, jo festën e madhe të dasmës pasi ato lejoheshin pas datës 23 qershorit ndërsa ata u martuam me 19 qershor.

Arisa Bidaj Sinanaj është diplomuar ne Stomatologji por ka zgjedhur Universitetin e Dytë të vazhdojë për të Mjekësisë së Përgjitheshme e profilizuar në Mjekësine Estetike, ka një qendër estetike dhe një klinikë dentare. Arisa është njohur që në moshën 20 vjecare me Bjorn. Dhe kanë 10 vitë bashkë. Propozimin e ka marr surprize para 3 vitesh në eventin e sfilates së nuseve te Geraldina Sposa, kur ishte në përfundim sfilata.
Livia Qose jeton prej 7 vitesh në Ankara të Turqisë. Ka mbaruar studimet për mjekësi dhe është mjeke e përgjithshme. Amir Mamusha bashkëshorti i Livias nga qyteti i Prizrenti ka më shumë se 13 vite në Ankara. Aktualisht është në përfundim të studimeve të doktoraturës për ortodontsi.

Livia dhe Amri kanë 6 vite që njihen, ndërsa ka 3 vite që janë partner. Njohja ka ardhur në mënyre graduale. Ndërsa propozimin për martesë Livia e ka marrë 1 vit e gjysëm pasi janë lidhur.

Ceremonia ishte planifikuar të mbahej në një nga bregdetet e Shqipërisë. Ishte menduar cdo detaj. Por meqe fluturimet dhe kufinjtë janë të mbyllur u anullua. Ndaj vendosën ta bënim në Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe është martesa e parë që ka bërë ambasada e Kosovës në Ankara.
Në cermoni cifti ishte i pajiusr me maska, ndërsa kishin vetëm 4 të ftuar. Gjithashtu Livia dhe Amiri kishin planifikuar muajin e mjaltit, por u anullua. Ndërsa tani po kalojnë ca ditë pushimi në Bordum të Turqisë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
P...

Recommended