Vritet polici Kastriot Bruka - (8 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Trupi i Kastriot Brukës, ish-shef policie i vrarë mbrëmë në Tiranë është përcjellë për në fshatin Bushkash të Burrelit vendlindja e tij. Mbrëmë rreth orës 9 e 30, Kastriot Bruka ka lenë makinën e tij tip Mitsubishi, në garazhin pranë shtëpisë. Personi që shërben në këtë garazh tregon se çdo ditë para orës dhjetë të mbrëmjes Kastrioti linte makinën këtu vetëm 100 metra larg apartamentit ku banonte me gruan dhe dy fëmijë të vegjël.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmë, por më pas sapo ka mbrritur para hyrjes së apartamentit persona me kallashnikov e kanë qëlluar duke e lënë me shumë plagë të shtrirë në një pellg gjaku. Banorët e pallatit sot tregojnë të tronditur se si janë tmerruar nga të shtënat para dritareve të tyre dhe nga trupi i gjakosur që kanë parë, sapo kanë dalë në oborr.

Kastriot Bruka nuk i kishte mbushur 30-vjeç, që prej ?97 Bruka ka punuar fillimisht si shef i krimeve në Burrel dhe në Dibër, e më pas për pak muaj gjatë vitit ?98 ka drejtuar komisariatin e policisë së Krujës e të Laçit. Në vitin ?99 Kastriot Bruka emërohet shef i policisë në portin e Durrësit, por vetëm pas disa javësh Bruka është liruar nga kjo detyrë. Në Maj ?99 për shkak të mos paraqitjes në detyrën e re Kastriot Bruka është liruar si efektiv i policisë.

Varianti i parë i motivit të atentatit është një operacion policor i drejtuar nga Bruka gjatë kohës që ai ishte shef komisariati. Ky operacion ka përfunduar me shkëmbim zjarri dhe një person të vdekur. Pas kësaj komisari 30-vjeçar i policisë është konsideruar si hasëm i familjes së të vrarit, por kjo është vetëm një pistë e ngritur mbi vrasjen e mbrëmshme./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended