Autobusët me kapacitete të përgjysmuar, aeroportet me kritere të rrepta
  • 4 years ago
Autobusët që do të hyjnë në vendin tonë pas 26 qershorit, nuk guxojnë të kenë më shumë se 50 për qind të kapacitetit me udhëtarë. Pas vendimit për heqjen e testit PCR dhe karantinës, autoritetet shpjegojnë se kompanitë e autobusëve duhet të respektojnë në maksimum masat për mbrojtje nga Covid-19, gjatë transportit të udhëtarëve.

Pra kapaciteti i autobusëve në këtë rast bie në 50 për qind dhe duke respektuar masat tjera dhe rekomandimet që janë për mbrojtjen e shëndetit të udhëtarit, pra dezinfektimi, maska si dhe distanca gjatë qëndrimit në autobus"-tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Nga 1 korriku do të fillojnë fluturimet edhe në Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit. Përfaqësuesit e TAV Maqedoni prezantuan protokollin për udhëtime, në të cilat thuhet se udhëtarët duhet të arrijnë në aeroport së paku tre orë para fluturimit, të mbajnë maska gjithë kohës, të ruajnë distancën fizike dhe në shkallë të lartë të mbajnë higjienën personale.  Ndërsa do të funksionojë vetëm ?Hyrja C? për udhëtime.

 TAV Maqedoni:

?Para hyrjes çdo udhëtar do të duhet të vendos maskë mbrojtëse, të tregojë kartën për udhëtim, (në formë të shtypur ose në telefon) agjentëve tonë për siguri dhe më pas të kalojë përmes dyshemesë për dezinfektim të këpucëve, pastaj të dezinfektojnë edhe duart në dispanseritë pa kontakt për dezinfektim të vendosura në hyrje të ndërtesës. Të gjithë udhëtarëve në hyrje të ndërtesave terminale të dy aeroporteve, do tu matet temperatura me kamera termale të cilat i furnizuam ne si operator të aeroporteve?.

Nga TAV Maqedoni shpjegojnë se udhëtarët që nuk do të kenë temperaturë trupore do të vazhdojnë drejt sporteleve për regjistrim ose vetë-regjistrim. Në ndërtesë të aeroporteve do të mund të hyjnë vetëm udhëtarët, por jo edhe ata që i përcjellin ose i presin udhëtarët.

Mefail Ismaili
Recommended