Pronarët e kafeneve i presin "Kovid" rekomandimet

  • 4 years ago
Gastronomët nuk kanë marrë ende një protokoll sipas të cilit do të duhet të punojnë për të pritur mysafirë në brendësi të kafeneve dhe restoranteve. Me këtë vendim të qeverisë nga e premtja pritet të hapen plotësisht objektet gastronomike, por nën një protokoll të veçantë "Kovid". Gastronomët thonë se do të respektojnë të gjitha protokollet që do të miratohen, megjithëse ky vendim pritej të merrej më herët.

?Presim ngadalë të kthehemi në normalitet. Sipas masave të distancës çdo gjë është dezinfektuar, në çdo tavolinë kemi preparat dezinfektimi, pastrojmë si edhe deri më tani. Do t?i respektojmë masat e Qeverisë dhe profesionistëve. Për ne shëndeti është primar dhe duhet për secilin të jetë primar?

Sipas fazës së tretë të punës së objekteve gastronomike, lejohet puna në tërë objektin, por me masa të posaçme. Është e obligueshme që të ulet numri i mysafirëve ndërsa për këtë duhet të ketë person përgjegjës. Në çdo tavolinë duhet të ketë dezinfektues dhe të zbatohen masat të obligueshme sanitare me dezinfektim të përditshëm. Në brendinë e hapësirës duhet të ketë tavolina me hapësirë të siguruar prej 9,6 metër/ katror për një tavolinë me 4 karrige.

Andrea Cobanova

Recommended