Hotel Dajti mund te privatizohet - (15 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në moshën 60-vjeçare hotel Dajti ka mundësi të privatizohet. Ky është hoteli më i vjetër në Tiranë, i cili është projektuar nga një arkitekt italian dhe ka nisur punën në fillim të viteve ?40. Vitet ?90-94 kanë qenë parajsa e Dajtit. Rreth 90 dhomat ishin plot, po ashtu dhe xhepat e punonjësve, por që kur u ngrit Rogneri pranë tij dhe u rikonstruktua hotel Tirana, hotel Dajti filloi të dalë jashtë loje.

Në dhjetë vjet këtu janë ndërruar gjashtë drejtorë, për të përballuar konkurencën çmimet janë ulur dhe tani një dhomë teke kushton pesë mijë lekë të reja natën, por përsëri një pjesë e mirë e dhomave janë bosh. Në këtë mënyrë rruga që i ofrohet për shpëtim hotel Dajtit është privatizimi./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended