Ish ambasadori, shkrimtari dhe skenaristi në një pasqyrim personal

  • 4 years ago
Sot në emisionin Rreze Dielli ishte i ftuar shkrimtari dhe skenaristi Ylljet Aliçkaj, I cili në një rrëfim personal tregoi për fëmijërinë e tj, punën si shkrimtar, eskperiencës si skenarist por edhe mundësinë për të qenë ambasdor në Francë.
I pyetur për rininë e tij dhe shkollimin Ylljet Aliçkaj thotë se gjithmonë ka qenë një student I mirë , mirëpo edhe pse sot është shkrimtar në gjimnaz medaljen e artë ia ka prishur vetëm letërsia.
?? Në gjimnaz atë medaljen e artë ma ka prishur vetëm letërsia, me të tjerat isha mirë, bëja dhe sport kisha dhe fiskulturën 10 por edhe këto të tjerat isha mirë. Në universitet rash, vitin e parë dhe të dytë?? shprehet ai.
Ai ka shërbyer si ambassador në Francë për 6 vite dhe për këtë detyrë shprehet mjaft i lumtur.
?? Ishte nderim i madh që të propozonin të bëheshe ambassador në një vend si Franca. Natyrisht që kur merr atë post, natyrisht që do të bësh aq sa ke mundësi, ka shumë priviligje dhe mundësira por ka dhe goxha përgjegjësira. Duhet të bindësh politikën franceze përshembull që ajo të japi votën për hapjen e negociatave. Ato janë sfida historike le të themi por krahas kësaj ked he përditshmërinë e medias franceze që do merreshe me ta.
Ndërsa për librin e tij ?? Rrëfenja ndërkombëtare?? ku autori ka treguar rreht eksperincës së tij si ambassador njëkohësisht është përpjekur edhe të cmitizojë rëndësinë artificiale që marrin ndërkombetarët në një vend tjetër.
?? Në rutinën e tyre tëpërditshme në vendet e tyre janë njerëz të zakonshëm dhe në momentet që vijnë në vende që janë vend trancizioni ose vend etë vogla si Shqipëria ndjehen shumë më të rëndësishëm dhe dominonant për të arritur deri në nivele diskriminimi. Kjo ndjesi më ka bërë që të bëja anën e kundërt.
Ndërsa thotë se ka pasur mjaft reagime negative.
?? Ka pasur dhe ndërrmarje institucionale për ta penguar librin nga një pjesë kanë vajtur deri tek presidenti Republikës për ta ndaluar librin, dhe shqetësime personale?? shprehet ai.
Po ashtu ai tregoi edhe për eksperiencën si skenarisht, ku libri I tij Parrulla me Gurë, është kthyer edhe në një film që pati suksesin e tij.
?? Ai film fitoi disa cmime, fitoi cmimin e parë në Franc, aty ku vajtëm me Xhuvanin, ishim në qendër të vëmendjes, ato ditë. Ishtë kënaqësi e madhe , pati intervistë nga e gjithë bota.
Ndërsa shprehet se ka qenë një ndihmë e madhe zgjedhja si ambassador për botimin e tij jashtë Shqipërisë.
?? Unë nuk e mohoj që edhe duke qenë ambassador në Francë kam menduar për librat e mi?? shprehet ai, por ndërkohë ka qenë një ndihmë e ndërsjelltë për të pasur më shumë akses në rrethin francez në ndihmë të shqipërisë thotë ndër të tjera z. Ylljet Alickaj.

Recommended