Rama prezanton kryenegociatorin per bisedimet me BE-ne

  • 4 years ago
Si tregues më domethënës se Zef Mazi ishte kandidatura më e mirë për të drejtuar negociatat e anëtarësimit në BE, kryeministri rikujton se ai ishte një nga emrat konsensual të propozuar për President të Republikës.
E në prezantimin publik të kryenegociatorit një pjesë e mirë e fjalimit të kryeministrit ishte për profilin e tij të lartë.
?Përfaqëson të dyja anët e një medaljeje të këtyre 30 viteve?, tha Rama.
Rama kërkon nga të gjitha palët të përfshihen jo vetëm me fjalë për t?u përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare edhe pse Presidenti e akuzoi se edhe planin e veprimit e shkroi pa marrë parasysh sugjerimet e institucioneve te tjera. Por i pyetur për këtë e ka një përgjigje që rrëzon kreun e shtetit.
?Pretendimet që burojnë nga axhendat politike janë pjesë tjetër?, tha Rama.
Vetë Mazi, i sapokthyer në atdhe pasi ngeli jashtë kufijve për shkak të pandemisë, siguron se presidenti dhe opozita do të jenë palë me të cilat komunikimi do të jetë i pazëvendësueshëm.
?Opozita është po ashtu një nga faktorët kryesorë që unë do bisedoj?, tha Mazi.
Nuk jep datë për hapjen e negociatave dhe arsyen e ka të përsëritur tashmë.
?Kur ata thonë në vjeshtë, ti mendoji të katër stinët, që të jesh në rregull. Kazan nuk ka vetëm në Shqipëri ka dhe në Turqi, sa të duash. Kishte dhe një kazan dje në Angli, që thoshte shqiptarët hanë arinj nëpër restorante. Arinj ka sa të duash në Shqipëri, por nuk janë për shitje, i kemi në proces dialogu?, tha Rama.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended