Qytetarët: Ideja e BDI-së për kryeministër, për vota në zgjedhje
  • 4 years ago
Qytetarët e shohin me dyshim idenë e BDI-së për kryeministër shqiptarë. Ata që anketuam thonë se edhe pse do të donin që kjo ide të bëhej realitet, ajo që i shqetëson më shumë për momentin është mirëqenia sociale, krijimi i kushteve që rinia të shohë perspektivë në vendin tonë. Sipas tyre, nëse barku është bosh, pak rëndësi ka se kush qëndron ulur në karrigen kryesore në Ilindenska.

?Qëllimi është që ta instalojnë personin e vet dhe atë person ta ?mjelin? për interesat e veta. Nuk ka të bëjë asgjë për interesin e opinionit publik. Vendet e punë dhe ushqimi janë prioritet. Flamur gjuhë, nëse s? ka bukë barku krejt është kot. Barku i zbrazët e ndryshon mendimin në sekondë.?

?Momentalisht nuk kemi ne kështu luksi si shqiptarë që t?i hyjmë kësaj aventure. 06:19 Nëse kjo është një propagandë vetëm për vota, gabim e kanë. Kemi ne nevoja më të mëdha, populli ka problem me ekonominë, rinia po ikën në Evropë. Vetëm për emër shqiptar, nuk kemi nevojë.?

?Mirë është? A do të bëhet se?

?Prioritete është ekzistenca, nuk është që të merremi me kryeministra. Ne e kemi provuar edhe më përpara më presidentë, më gjëra të tilla, krejt kot kanë qenë. Luftë për ekzistencë bëjnë njerëzit tani. Po ikin, kanë ik, e do të ikin.?

?Kemi nevojë edhe për kryeministër, kemi edhe nevoja të tjera?.

?Të ketë kushte ku popullata do mund të punojë dhe të vijë tek të ardhurat, sepse kjo sjell depresion nga ajo se çfarë rreziku e pret të nesërmen?.

Evi Shkopi
Recommended