Para kohe dhe me akuza të ndërsjella, partitë nisën fushatën zgjedhore

  • 4 years ago
Partitë mezi pritën marrëveshjen për datën e zgjedhjeve, duke filluar me fushatën para kohe. Nga selitë e partive paralajmërojnë fitore. Ata sigurojnë se do të zhvillojnë fushata të sigurta. LSDM beson se qytetarët tek ata do të njohin një qeveri të përgjegjshme.

Mos harroni, qytetarë të nderuar. Gjatë gjithë krizës, Mickoski dhe partia e tij e lajmeve të rreme, a bëri thirrje që të respektohen masat apo vendosën pengesa gjatë gjithë kohës dhe e minonin sistemin shëndetësor? - deklaroi Ljupço Nikolovski, LSDM.

Nga VMRO DPMNE thonë akuzuan kreun e LSDM-së Zaev për përdorimin e krizës shëndetësore për të pasuruar kompanitë e tij.

VMRO DPMNE është ndryshe nga LSDM. "Zaev ka krijuar një regjim hibrid në të cilin, ndërsa ai pasurohet, Maqedonia po fundoset në korrupsion, krim dhe varfërim -tha Ruzhica Nikolovska, VMRO-DPMNE.

E BDI ndjehet e shqetësuar për reagimet e partive maqedonase për shkak të nismës për kryeministër shqiptar.

Gjuha e urrejtjes dhe përhapja e nacionalizmit në radhët e përfaqësuesve politikë maqedonas flasin për mosgatishmërinë e shoqërisë për barazi të plotë dhe trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve - thonë nga BDI.

Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se zgjedhjet e 15 korrikut janë mundësi e artë për ta bërë ndryshimin politik.

Tash është koha t'ua kthejmë shqiptarëve krenarinë dhe dinjitetin shpesh herë të humbur dhe të nëpërkëmbur. Tash është koha e ndryshimit dhe e fitores sonë të përbashkët sa të pritur, po aq të domosdoshme! - shprehen nga Aleanca për Shqiptarët ? Alternativa.

Fushata fillon në 23 qershor dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 12 korrikut.

Vesna Vellkova

Recommended