Albawings: Me fluturimet po cenohet konkurrenca |Lajme-News

  • 4 years ago
Edhe pse kufijtë ajrorë rezultojnë të hapur për disa shtete, kompanitë ajrore nuk lejohen të kryejnë fluturime nga Shqipëria. Drejtues të Albawings thonë se janë afro 340 udhëtarë nga Pisa dhe Londra, të cilët nuk po lejohen të kthehen në Tiranë.
"Albawing sot gjendet përballë faktit ku nuk na lejohet të fluturojmë drejt destinacioneve italiane, gjermane dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nga këto shtete është marrë miratimi për të rifilluar mbi të drejtat e aprovuara reciproke".
Kompania ajrore me kapital 100 % shqiptar thotë se po shkelet konkurrenca në industrinë ajrore.
"Riatdhesimi si proces po keqpërdoret dhe është tejzgjatur me qëllim favorizimin e një kompanie të vetme, duke shkelur haptazi kushtet e konkurrencës dhe tregun e lirë".
Industria e aviacionit është industria më e prekur nga efektet e pandemisë. Prej 15 Qershorit janë rikthyer fluturimet me Athinën, Vjenën dhe Beogradin nën rregulla strikte të protokolleve të shëndetësisë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended