Nis shtrimi i rrugeve kryesore te kryeqytetit (6 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Bashkia bllokon përkohësisht rrugët të cilat është dhënë fondi për rikonstruksion. Shoqëria " Euro Teorema" që ka marrë përsipër sistemimin dhe asfaltimin e sistemimin e rrugës " Sami Frashëri" për realizimin e kontratës sheh të nevojshme bllokimin e këtij segmenti rrugor nga nesër deri në datën 10 qershor. Pjesa e rrugës nga kryqëzimi deri tek Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Kjo shoqëri do të marrë masat për vendosjen e sinjalistikës dhe mjeteve të tjera për bllokimin e rrugës. Kjo kërkesë u drejtohet policisë së prefekturës, qarkullimit rrugor dhe shoqërisë " Euro Teorema" e cila ka lidhur kontratë me Bashkinë edhe për rrugën Shkozë, nga ura e Shkozës deri tek pallatet e saj. Ndërsa shoqëria " Karl Gega" do të asfaltojë rrugën " Ura Vasil Shanto" deri tek rruga " Irfan Tomini".
Të dy këto shoqëri që kanë marrë përsipër ndreqjen e tre rrugëve do të kryejnë punime për katër ditë ndërsa ura e Vasil Shantos do të qëndrojë e bllokuar për gati 10 ditë. Kjo është hera e parë që këto rrugë shtrohen në një afat kaq të shkurtër. Mbase Bashkia me këtë vrull dhe seriozitet po të vazhdojë derisa të bëhen zgjedhjet lokale do të arrijë të shtrojë gjithë rrugët problematike të kryeqytetit.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended