Vendos tritolin, e ndez, sigurohet qe mer flake dhe....

  • 4 years ago
Ky është momenti kur 28-vjeçari Franci Alimi vendos rreth 100 gramë lëndë plasëse në lokalin e Arben Koçollarit, orët e para të mëngjesit të së enjtes.

I veshur me tutë me kapuç, doreza e maskë, i riu nga Tirana u filmua nga kamerat e sigurisë teksa erdhi me biçikletë në lokalin që ndodhet përballë shkollës ?Petro Nini? dhe në derën e jashtme të tij, vendos sasinë e tritolit. Ai ndez fitilin dhe pasi sigurohet se gjithçka është në rregull, merr biçikletën dhe largohet.

24 orë pas ngjarjes, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e tij, si autor i dyshuar i ngjarjes në fjalë.

?Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ?Eksplozivi?, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? dhe i arrestuar për veprën penale ?Vjedhje?. Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale?, thotë policia në njoftimin për mediat.

Shkak për ngjarjes dyshohet se u bë konkurrenca apo ndonjë konflikt mes tregtarëve. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended