Euraliaus-Opdat refuzojne opinionin per Dvoranin | Lajme - News

  • 4 years ago
Dy misionet e huaja OPDATdhe EURALIUS refuzuan të japin opinion në lidhje me mbarimin ose jo të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, pas kërkesës së Keshillit të Lartë Gjyqësor.

Në dy letra me përmbajtje të njëjëe dërguar KLGJ-së, ekspertët e huaj argumentojnë se ky qëndrim është jashtë kompetencave të tyre dhe është ekskluzivitet i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

?Misioni Euralius dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit?.

Më 7 Maj të këtij viti, Këshilli i Lartë i Gjyqësor i kërkoi mendim partnerëve ndërkombëtare për çështjen e mbarimit ose jo të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Ai është emëruar në Gjykatën e Lartë në vitin 2005, dhe vinte nga radhët e juristëve të spikatur. Mandati i tij ka përfunduar në vitin 2014, ndërsa vijon të jetë ende në detyrë me argumentin se po pret emërimin e pasardhësit.

Më 15 Prill, Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas emërimit të 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor që Dvorani të dorëzonte detyrën e gjyqtarit dhe njëherazi atë të kreut të KED që e mban si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë.

Por Dvorani pretendon se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të vendosë mbi mbarimin ose jo të mandatit të tij si gjyqtar. Këshilli do të mblidhet të enjten dhe pritet të vendosë edhe mbi këtë çështje.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended