Linjat telefonike në Sarandë - (28 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Saranda me Tiranën sot lidhet përmes celularëve grek. Nga qyteti jugor formon prefiksin e Shqipërisë për të folur me pjesën tjetër të vendit tonë. Ky paradoks pritet të zgjidhet në verën e këtij viti. Pas një ndërhyrje të kryeministrit Meta, mekanizmat duket se janë vënë në punë dhe pritet që në Gusht Saranda dhe Delvina të kenë prefiksin e tyre.

Gjatë mijë numra të lidhur me rrjetin kombëtar e ndërkombëtar do të jenë në shërbim të qytetarëve. Kjo shtesë numrash ka përfshirë edhe disa zona rurale të qyteteve më të skajshme të shqipërisë. Për herë të parë do të vendoset lidhja telefonike për abonentët në 16 komuna. Ndërkohë që ka filluar puna në filialin e Albtelekomit në Sarandë për rikonstruksionin e mjediseve ku do të instalohet teknologjia e re./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended