RMV heq kufizimet ne "vatrat" e koronavirusit

  • 4 years ago
Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi nuk do të jenë me orë policore. Për herë të dytë Ministrat në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut vendosin në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë të martës janë shënuar 87 raste të reja me COVID-19. Është shënuar edhe një viktimë tjetër. Në një nga vatrat e reja të krizës, në Tetovë, mjekët thonë se rastet e reja prekin të rinjtë.

?Ditëve të fundit dominon edhe mosha më e re, gjegjësisht ka një numër të caktuar prej 0-9, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë të moshës 30-40. Shumica e rasteve të reja janë asimptomatike.

Numri në rritje i rasteve të reja, ka vënë në pikëpyetje edhe 5 Korrikun si datë të mundshme të zgjedhjeve. Pritet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri të premten të bëjë vlerësime nëse do të kërkohet vazhdimi i situatës së jashtëzakonshme. Prej këtij vendimi do të varet data e zgjedhjeve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended