Gjiknuri tregon si do te behet identifikimi biometrik
  • 4 years ago
Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Damian Gjiknuri nga radhët e PS ka folur për marrëveshjen e arritur me palët e opozitës për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ai u shpreh se qeveria do të garantojë financimin e projektit që lidhet me identifikimin e biometrik, por në vetvete ky projekt do t?i lihet Komisionit Zgjedhor, i mbështetur nga një ekspert ndërkombëtar.
?Opozita ka të drejtën e propozimit të një zv. Komisioneri i cili detyrë kryesore ka bashkëdrejtimin dhe bashkërendimin e këtij procesi?, tha Gjiknuri.
Gjiknuri u shpreh sesa i takon këtij procesi, Shqipëria është vend i vogël dhe nëse proceduarat shtrihen në kohë, beson se mund të realizohet në pjesën kryesore të vendit.
Por si ndihmon procesi i identifikimit biometrik manipulimet në zgjedhje?!
?Nuk është se dikush do identifikojë dikë me shenjë gishti, është thjeshtë lexim elektronik i kartës ose pasaportës. Gishti do të merret dhe do të mbahet në një data-bazë për tu kontrolluar pas përfundimit të rezultatit, nëse do të jetë nevoja për një verifikim të dytë dhe nëse kjo shenjë gishti është gjetur diku tjetër... Në këtë ligj zgjedhor për herë të parë kemi vendosur që pas nxjerrjes së rezultatit, palët kanë të drejtë të kërkojnë çdo lloj të dhëne, qoftë dhe hapjen e kutive.? /tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended