Vershojne aplikimet per pagen e luftes |Lajme-News

  • 4 years ago
Ditën e fundit të afatit që kanë bizneset për të deklaruar të dhënat e punonjësve në sistemin e tatimeve, në mënyrë që ata të përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, kanë vërshuar aplikimet.
Në një intervistë për Televizionin Klan, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, thotë se deri tani janë 192 mije kërkesa, ndërsa 143 mijë e kanë tashmë pagën në llogarinë bankare.
Tatimet bëjnë thirrje që të aplikohet brenda datës së sotme, pasi përndryshe bizneset do të penalizohen me 50 mijë lekë gjobë për çdo punëtor që nuk kanë dorëzuar aplikim.
Ibrahimaj sqaron se nëse biznesi plotëson të dhënat e punonjësit dhe nuk ka akoma llogarinë bankare, do të tolerohet dhe një pritje me disa ditë për ta, në mënyrë që të mos penalizohen. Brenda javës së ardhshme do të hidhen të gjitha pagat në llogarinë e përfituesve, ndërsa këtë jave u hodh dhe kësti i fundit i pagës së luftës prej 26 mijë lekësh.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended