Jo vetem mode - Emisioni 38 - Sezoni 8! (31 maj 2020)
  • 4 years ago
#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan | Një zbulim i vazhdueshëm i gjithçkaje të bukur që na rrethon. Një takim me artizanë, artistë, arkitektë, historianë, politikanë, sportistë, stilistë vjen plot hijeshi nëpërmjet objektivit të ?Jo vetëm modë?.

Programi ?Jo vetëm modë?, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me stilistin Joni Peçi. Ai u ndal dhe tregoi mjaft detaje interesante nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo private.

Në lidhje me marrëdhënien me mamanë e tij, ai u shpreh se është një lidhje shumë speciale dhe ata kuptohen mjaft mirë me njëri-tjetrin edhe pa folur.

Joni Peçi: Marrëdhënia me mamin është një lidhje shumë speciale. Një marrëdhënie që kuptohemi mjaft mirë dhe pa folur. Shumë gjëra, këshillohemi shumë me njëri-tjetrin, me vëllezërit e tjerë flet dhe i trajton si fëmijë, ndërsa me mua flet dhe më trajton si shok. Kemi një marrëdhënië me një fjalë shumë të qetë, shumë të bukur, shumë të qartë me të gjithë, edhe të tre ne vëllezërit me njëri-tjetrin.

Më tej, stilisti shprehet se në jetën e tij nuk do ndryshonte asgjë, ai është i lumtur kështu dhe mendon se çdo njeri që ka ardhur në këtë botë ka një mision dhe një qëllim të caktuar, që është vendosur nga dikush tjetër, që është sipër nesh.

Joni Peçi: Nuk do ndryshoja asgjë, jam i lumtur kështu. Unë mendoj që çdo njeri që ka ardhur në këtë botë, e ka një detyrë të caktuar, e ka një qëllim të caktuar, të vendosur jo nga ne, të vendosur nga dikush tjetër që është sipër nesh, motivi pse ke ardhur dhe çfarë do të bësh në jetë. Sido që të merr jeta, sido që të marrin punët, sido që të marrin gjërat, ti je një njeri që e ke një mision përkatës për ta bërë diçka dhe duhet të kthehesh se gjithçka vjen në një moment të caktur, të largosh egoizimin nga vetja, që të thuash tani nuk jam vetëm për veten time, por do të jem edhe në shërbimin e gjithë njerëzve të tjerë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/