Neglizhence totale per masat antiCovid | Lajme - News

  • 4 years ago
Edhe pse Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza konsiderohet vatra e re e covid, pacientët dhe familjarët e tyre janë totalisht të pakujdesshëm. Shumica nuk kanë maska apo doreza, për të mos folur pastaj për respektimin e distancës?.

Pavarësisht se situata e koronavirusit ka ngritur në alert të gjithë botën, në QSUT pacientët vijojnë të shoqërohen nga disa familjarë gjatë vizitave. Asnjë nuk respekton distancën fizike duke riskuar kështu përhapjen e infeksionit.

Po kaq të pakujdesshëm duken edhe bluzat e bardha.

Mjekët, përveç se qëndrojnë në mjedise spitalore me veshjet e tyre të përditshme, lëvizin nga një godinë në tjetrën pa maska.

Mosrespektimi i masave të higjienës dhe mosruajtja e distancimit ka sjellë edhe përhapjen e infeksionit në mjedise spitalore, ku aktualisht numërohen 33 të infektuar vetëm në 2 ditë nga infermierja e mjekësisë interne në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended