Rudina - Me Almeda Abazin nga shtepia e saj ne Stamboll! (28 maj 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AlmedaAbazin

Almeda Abazi është aktore, ish-miss dhe moderatore shqiptare, e cila prej vitesh punon dhe
jeton në Turqi. Në vitin 2007 u kurorëzua si Miss Tirana, në vitin 2008 fitoi kurorën e Miss
Albania dhe Miss Globe Universe. Më pas ajo u largua për në Turqi ku përfudoi shkollën e
mesme për të vijuar me pas studimet për aktrim. Ajo ka qenë pjesë e disa prodhimeve
kinematografike në Turqi si ?Konak? I vitit 2009 në rolin e ?Ezgi?, ?Show Business?  si dhe në
serialin ?Ayr?l?k?.

Në vitin 2011 Almeda u bë pjesë e spektaklit ?Yok Böyle Dans? versioni turk I ?Dancing with The Stars? dhe më pas I reality show ?Survivor Ünlüler-Gönüllüler? (Survivor celebrities-volunteers).

Një ndër momentet më të rëndësishme në karrierën e saj ishte kur u bë pjesë e serialit të
njohur historik ?Sulejmani I Madhërishëm? ku luajti rolin e ?Valerias?. Ajo  u shfaq në shown
?Para Bende? si prezantuese dhe më pas në vitin 2015 u bë sërish pjesë e  reality show ?Survivor All Star?. Ka realizuar sete të ndryshme fotografike ku ka ardhur si modele.

Në vitin  2018 ajo prezantoi në Shqipëri kompeticionin ?Dancing With The Stars?. Almeda ka
eksperimentuar gjithashtu në fushën e muzikës ku  në vitin 2018 publikoi prodhimin e saj të
parë muzikor ?Alabama?  në bashkëpunim me Burak Yeter.  

Që prej vitit 2017 është lidhur në martesë me aktorin e njohur të serialeve turke, Tolgahan
Sayisman dhe bashku kanë vogëlushin 1-vjeçar, Efehan.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended