Deshtimi i radhes ne negociatat per zgjedhjet

  • 4 years ago
?24 orë nga skadimi i afatit të vendosur për miratimin e draftit të Reformës Zgjedhore, palët duken shumë larg arritjes së konsensusit. Demokratët kanë vendosur si kusht të panegociueshëm përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Identifikim elektronik në të gjitha qendrat e votimit, si dhe pilotim për votimin dhe numërimin elektronik. Për socialistët ky është një kusht i papranueshëm dhe janë gati vetëm për pilotim në 10 përqind të qendrave për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik?.

Refuzimin e mazhorancës për t?i thënë ?po? kërkesave të opozitës, Oerd Bylykbashi e shpjegon me një strategji në prapaskenë për t?i vjedhur zgjedhjet. Pas daljes nga tryeza e Këshillit Politik, ai solli si provë zgjedhjet e kaluara lokale.

Por për Damian Gjiknurin, argumentet kundër janë më konkrete dhe kanë të bëjnë me çështje thjesht teknologjike.

Pavarësisht 4 orëve pa rezultat që kaluan bashkë pasditen e kësaj të shtune, negociatorët do të takohen sërish të dielën pasdite. Megjithatë, socialistët janë të qartë se në fund të fundit e kanë luksin ta kalojnë ligjin e zgjedhjeve, edhe pa miratimin e PD-LSI.

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme të tryezës, negociatorët u pyetën për një takim Rama-Basha.

Pavarësisht se solli në tryezë zërin e ambasadave, Rudina Hajdari doli e pakënaqur për të disatën herë. Kauza e saj e ndryshimit të sistemit u la për diskutim një herë tjetër.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended