6 raste me Covid ne Tirane, Durres dhe Mat |Lajme-News

  • 4 years ago
Qershori ka sjellë rënie të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit jan kontakte të personave të zbuluar ditët e fundit. Mes të prekurve ka edhe personel shëndetësor.

? Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat?.

Epidemiologet e vlerësojnë të qëndrueshme sitën aktuale të përhapjes së koronavirusit në vend.

? Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik?.

Numri i të sëmurëve në spitalin Covid në kryeqytet ka shënuar rënie në 24 orët e fundit.

?Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar?.

Që prej fillimit të epidemisë janë infektuar 1143 persona me Covid-19, prej të cilëve 877 janë shëruar ndërsa 233 persona janë aktivë me Covid-19.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended