Qeveria Kurti i trajton shqiptaret si serbet | Lajme - News

  • 4 years ago
Lajmi i dhënë nga kryeministri i Kosovës se do të hapen kufijtë ka bërë që shumë qytetarë të Shqipërisë t?ia mësyjnë Kosovës. Kufiri ishte i hapur edhe për ta që në mesnatë. Deri rreth orës 13:00 qytetarët kaluan kufirin pa asnjë problem.

Pastaj për një kohë gjithçka u ndërpre dhe u krijuan radhë të gjata. U tha se policia kufitare e kishte keqkuptuar vendimin e qeverisë dhe duhej të respektonte vendimin e marrë një ditë më parë se qytetarët e Shqipërisë sikurse të Kosovës të cilët futen në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë bërë testin për koronavirus jo më larg se 4 ditë më parë në të kundërtën duhet të futen në karantinë dhe nuk mund të kthehen në Shqipëri pa u bërë 7 ditë.

Policia nuk ka dhënë sqarime, por vetëm është përgjigjur se detyrat i realizon konform autorizimeve ligjore dhe vendimeve të institucioneve kompetente. Qytetarët në shenjë pakënaqësie protestuan për një kohë në këtë pikë kufitare. Por qytetarët e Kosovës udhëtuan lirshëm drejt Shqipërisë pa asnjë problem.

Importuesit e mallrave nga Shqipëria kanë protestuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të paguar 22 euro për dezinfektimin e mauneve. Sipas tyre kjo është e panevojshme.

Edhe ky vendim kishte krijuar radhë të gjata në kufi. Pas presionit qytetar, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve.

Kufiri Kosovë-Shqipëri ishte mbyllur në muajin Mars me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended